Graviteti: Tërheqja e një trupi nga një tjetër. Graviteti I jep peshë sendeve dhe shkakton që ata të bien në tokë nëqoftëse lëshohen.
Astronautët duken se bëjnë një jetë të mire duke lundruar dhe duke u rrokullisur në ajer, duke e pare Tokën nga 320 kilometra larg dhe duke ngrënë ushqime që ndodhen në paketa speciale pa ajer brenda. Në të vëtetë, akullorja eshtë e ngrirë-e thatë, por mendo per pamjen mannitëse që ato shohin duke e ngrënë këtë ëmbëlsirë. Të jesh astronaut është një punë e lezetshme, por pëpara se të marrësh vendim duhet të dish se jeta në Hapësirë nuk është as lojë as zbavitje. Mungesa e gravitetit mund të shkaktojë që trupat tanë të veprojnë në mënyrë të çuditshme.
Gjithë qeniet e gjalla në Tokë i janë përshtatur ambjentit. Kjo do të thotë që me kalimin e kohës njerëzit u janë përshtatur kushteve të këtushme. Një nga këto gjëra është adaptimi me gravitetin. Ecja në Tokë, nën ndikimin e forces së gravitetit, kërkon muskuj të fortë. Çdo gjë ndryshon kur ndodhemi në një ambjent me gravitet të ulët si në hapësirën kozmike ose në orbitë rreth Tokës.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është një laborator i madh (320 km) sipër Tokës dhe mund të mbajë 6 astronautë. Astronautët jetojnë në një ambjent me gravitet të ulët për disa muaj, ose nganjëherë më shumë se një vit. Duke qëndruar në Hapësirë për kaq kohë të gjatë, ata shpesh kanë vështirësi në ecje kur kthehen përsëri në Tokë. Disa astronautë, të kthyer nga anija kozmike në Tokë, duhet të ndihmohen që të dalin nga anija kozmike, sepse ata s’mund të ecin. Kjo është një pasojë negative për astronautët. Pse ndodh kjo dhe çfarë ndodh në trupin e astronautit kur ata janë në Hapësirë.
Amy Shira Teitel. (2017, May 31). Ndryshimet fiziologjike që pëson trupi i njeriut në hapësirën kosmike, (Eris Lasku, Trans.). ASU - Ask A Biologist. Retrieved November 13, 2024 from https://askabiologist.asu.edu/explore/hap%C3%ABsira-fiziologjia
Amy Shira Teitel. "Ndryshimet fiziologjike që pëson trupi i njeriut në hapësirën kosmike", Translated by Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May, 2017. https://askabiologist.asu.edu/explore/hap%C3%ABsira-fiziologjia
Amy Shira Teitel. "Ndryshimet fiziologjike që pëson trupi i njeriut në hapësirën kosmike", Trans. Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May 2017. ASU - Ask A Biologist, Web. 13 Nov 2024. https://askabiologist.asu.edu/explore/hap%C3%ABsira-fiziologjia
By volunteering, or simply sending us feedback on the site. Scientists, teachers, writers, illustrators, and translators are all important to the program. If you are interested in helping with the website we have a Volunteers page to get the process started.