Astronaut: Njeriu, puna e të cilit është të fluturojë në hapësirë. Astronautët zakonisht janë shumë mire në matematikë dhë në shkencat ekzakte. Gjithashtu ato nuk kanë frikë nga fluturimet me raketa.
Astronautët ushtrohen në punë rutinë duke përdorur litarë elastikë për t’i ndihmuar muskujt e tyre t’i mbajnë të fortë në udhëtimet e gjata në hapësirë.
Ju mund të mendoni se muskujt e një astronauti bëhen më të mëdhenj kur janë në Hapësirë, sepse duken si kur mund të mbajnë një person me një gisht. Por përveçse duket shumë I forte, ai në të vërtete i është përshtatur mungesës së peshës, që ndodh nga mungesa e gravitetit. Me që çdo gjë rri pezull, muskujt nuk do të punojnë aq fort. Në fillim kjo mund të jetë kënaqësi, por kur muskujt nuk punojnë, ato shkurtohen.
Pa bërë ushtrime, astronautët në hapësirë bëhen të dobët e më të pafuqishëm. Këmbët e tyre bëhen më të holla, sepse muskujt humbasin aqë shumë derisa ato quhen “këmbë pule.” Në qoftë se ato qëndrojnë gjatë në hapësirë dhe muskujt e tyre bëhen të pafuqishëm sa ato nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë kur ato vijnë përsëri në Tokë.
Lëvizja e gjakut dhe muskujt nuk janë të vetmet gjëra që dëmtohen nga qëndrimi në hapësirë. Kockat bëhen më të dobta kur ato nuk përdoren shumë dhe ndjesia e jonë e ekuilibrit bëhet pak si i pasigurt.
Amy Shira Teitel. (2017, May 31). Muskujt e mëdhenj?, (Eris Lasku, Trans.). ASU - Ask A Biologist. Retrieved January 11, 2025 from https://askabiologist.asu.edu/muskujt-e-m%C3%ABdhenj
Amy Shira Teitel. "Muskujt e mëdhenj?", Translated by Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May, 2017. https://askabiologist.asu.edu/muskujt-e-m%C3%ABdhenj
Amy Shira Teitel. "Muskujt e mëdhenj?", Trans. Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May 2017. ASU - Ask A Biologist, Web. 11 Jan 2025. https://askabiologist.asu.edu/muskujt-e-m%C3%ABdhenj
By volunteering, or simply sending us feedback on the site. Scientists, teachers, writers, illustrators, and translators are all important to the program. If you are interested in helping with the website we have a Volunteers page to get the process started.