Astronaut: Njeriu, puna e të cilit është të fluturojë në hapësirë. Astronautët zakonisht janë shumë mire në matematikë dhë në shkencat ekzakte. Gjithashtu ato nuk kanë frikë nga fluturimet me raketa.
Graviteti: Tërheqja e një trupi nga një tjetër. Graviteti I jep peshë sendeve dhe shkakton që ata të bien në tokë nëqoftëse lëshohen.
Limfë: lëng që qarkullon në trupin tuaj dhe ndihmon për të luftuar infeksionet.
Magjepsës: Diçka magjepse, joshëse, që të tërheq
Hapësira kozmike mund të jetë magjepsëse, por jeta në hapësire ju ndryshon pamjen dhe nuk duhet qëndruar larg banjës. Graviteti ndikon ujin dhe limfën, gazet të gjenden në trupin tonë. Limfa ndihmon trupat tonë të luftojnë kundër sëmundjeve si p.sh. të ftohurit, gripi, si edhe infeksione të tjera.
Në Tokë lëngjet dhe gazet tërhiqen poshtë nga graviteti dhe levizja e muskujve tanë ndihmon ato të kthehen përsëri lart. Në hapësirë lëngjet e gazet grumbullohen rreth gjoksit dhe kokës, sepse ato nuk tërhiqen poshtë nga graviteti.
Pjesa e sipërme e trupit fryhet dhe ;astronautët marrin atë pamje që quhet "pamje e fryrë." Fluidet, pra, nuk lëvizin rreth trupit aq mire sa në Tokë, prandaj këto grumbullohen rreth trupit, duke e bërë atë të mendojë se mban shumë ujë. Kjo i bën astronautët të urinojnë shumë. Në hapësirë astronautët urinojnë më shumë dhe pijnë më pak. Kështu që ata mund të thahen shumë lehtë.
Amy Shira Teitel. (2017, May 31). Shpeshtësia e lëngjeve dhe gazeve, (Eris Lasku, Trans.). ASU - Ask A Biologist. Retrieved February 2, 2025 from https://askabiologist.asu.edu/shpesht%C3%ABsia-e-l%C3%ABngjeve-dhe-gazeve
Amy Shira Teitel. "Shpeshtësia e lëngjeve dhe gazeve", Translated by Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May, 2017. https://askabiologist.asu.edu/shpesht%C3%ABsia-e-l%C3%ABngjeve-dhe-gazeve
Amy Shira Teitel. "Shpeshtësia e lëngjeve dhe gazeve", Trans. Eris Lasku. ASU - Ask A Biologist. 31 May 2017. ASU - Ask A Biologist, Web. 2 Feb 2025. https://askabiologist.asu.edu/shpesht%C3%ABsia-e-l%C3%ABngjeve-dhe-gazeve
By volunteering, or simply sending us feedback on the site. Scientists, teachers, writers, illustrators, and translators are all important to the program. If you are interested in helping with the website we have a Volunteers page to get the process started.